Avokatja: Ja pse mora në mbrojtje Viktor Gushin Avokatja: Ja pse mora në mbrojtje Viktor Gushin

Nga Dorjan
Shkruar ne 13 Pri 2012 ora 2:27pm

TIRANË-Vjollca Pustina, avokatja e Viktor Gushit, grabitesit dhe vrasësit serial tregoi sot ekskluzivisht në emisionin e TvNews24 ‘Me zemër të hapur’ se pse ka marrë në mbrojtje njeriun më të urryer për momentin në vend.

Gushi akuzohet për 2 vrasje në kryeqytet, arkëtares së një banke, Leonora Kaloci dhe argjendarit Rrapo Sinanaj, vrasje të kyrera gjatë grabitjes me dhunë dhe shume vjedhje te tjera e disa plagosje.

Avokatja Pustina tregoi se Gushi nuk kishte para për t’u mbrojtur ligjërisht ndaj akuzave ndaj iu caktua një avokate nga shteti. Pustina shprehet se Gushi e pranoi menjëherë si avokate të tij, sepse kishte nevojë të mbrohej dhe të rrëfente veprat penale që kishte kryer.
“Është e drejta e tij të mbrohet me avokat edhe pse nuk ka para të paguajë. Sa kohë është marrë në pyetje ai dyshohej vetëm për vrasjen e arkëtares. Pastaj doli dhe për të ndjerin Rrapo Sinanj dhe grabitjet e tjera. Unë jam avokate dhe kjo është puna ime për të mbrojtur sado kriminel të jetë, cfarëdo veprash penale të ketë kryer, unë duhet ta mbroj. Mendoj se ai u rrëfye per gjithcka, mendoj se dhe ai ka pasur nevojë të rrëfejë cka kishte bere”, deklaroi Pustina duke shtuar se nuk është paragjykuar asnjë moment nga njerëzit për këtë fakt.
“Kolegët nuk më kanë thënë gjë, nuk kam asnjë lloj paragjykimi nga askush. Besoj se dhe nga familjarët, ata duhet të ndjehen të lehtësuar se autori i vertetë i ngjarjeve u zbulua”.

Por, cfarë i ka pohuar vetë Gushi, avokates së tij. Në emisionin ‘me Zemër të hapur’, avokatja Vjollca Pustina theksoi se Gushi i ka treguar vetë gjithë veprat penale.
“Më ka pohuar me gojën e tij, Vjollca ato që kam bërë do t’i them, ato që kam thënë do i pranoj dhe para gjykatës”.

Sipas avokates, Gushi ka rrëfyer konform ligjit cdo vepër penale të kryer.
“Në momentin që ai ka pranuar të rrëfejë kanë qenë të pranishëm drejtues të lartë të shtetit. Pyetja është bërë konform ligjit, e kanë pyetur do të mbrohesh nga kjo avokate, ka pranuar. Më ka pohuar me gojën e vet se unë do flas lirshëm për cfarë kam kryer. Mendoj se dhe ai është lehtësuar kur ka treguar cfarë ka kryer dhe deklarimin e bëri dhe para prokurorisë”.

Sipas avokates së Gushit, tashmë i mbetet prokurorisë të provojë me fakte dhe vepra që krimet ai i ka kryer.

E pyetur nëse Gushi është njeri asocial apo me probleme psiqike, avokatja Pustina theksoi se “Kur u përballa me të, mu duk një njeri normal, i cili realisht pranoi me gjakftohtësi të rrefehej para policisë, për atë cka ai kishte kryer. Prokuroria ka bërë akt ekspertimi psiqik dhe unë kam vënë re një burrë të dobët fizikisht që më duket e pabesueshme që i ka kryer gjithë këto vepra penale pa bashkëpunëtorë. Na dukej e pabesueshme në fillim, por pas rrëfimit e besuam që e ka bërë ai. Gushi pranoi mbrojtjen sepse e kisha ndarë mendjen për tu rrëfyer dhe pranuar krimet. I mbetet një vendimi i mjekut psikiatër që të përcaktojë nëse Viktori ishte njëri asocial me probleme mendore”.

Pustina mohon që Gushi të ketë gënjyer për krimet. “Mua më është krijuar besimi se njeriu kur gënjen, do ndryshojë në një moment thëniet do ngecë diku, por me detajet që ka treguar ai, ashtu ka rezultuar edhe ngjarja në momentin e ndodhjes së ngjarjes”.

E pyetur nëse mbi autorin e dyshuar për vrasje dhe grabitje, është ushtruar dhunë nga policia, avokatja shprehet se as kjo nuk ka ndodhur.
“Me ato që kam  mësuar asnjë lloj dhune nuk është ushtruar. Ka dalë një kamera që e kanë bërë me celular ku Gushi rrëfehet, që nuk është provë që e merr per baze prokuroria se është bërë jashtë kodit të procedurës penale. Unë në ambientet e prokurorisë së Tiranës dëgjova ku ai i është nënshtruar pyetjeve dhe ka pranuar të rrëfehet për cka kreu. Dhe aty u mësua se autor i kujt veprave ishte”.

Po, pse u kthye Viktori në një vrasës, grabitës, pse zgjodhi botën e krimit. Avokatja mendon se aktiviteti kriminal i Gushit kishte nisur që në Greqi, ku vuajti pak dënim me burg dhe u kthye në vitin 2005 në Shqipëri.
“Në Shqipëri punoi në një kombinat me pajisjet plastike. Dhe aty u akuzua për shpërdorim në punë. Pas kësaj vuajti një dënim 3 mujor. Aty Gushi degradoi, u bë pesimist për jetën dhe ka menduar se mënyra më e mirë e jetesës do ishte grabitja”.

Avokatja Pustina shpjegon se e ka pyetur Gushin dhe se perse familjarët nuk i janë afruar dhe kur kanë mësuar situatën më të fundit të tij. “Ai më ka thënë që familjarët nuk interesohen se cdo familje ka punët dhe hallet e veta”.

Sipas hetimeve intensive të policisë rezulton se Viktor Gushi ka kryer 16 ngjarje të rënda kriminale në mënyrë sistematike, për periudhën 2008- 2012, ku mes tyre numërohen grabitjet e disa bankave.
44-vjecari akuzohet për vrasjen e arkëtares Leonora Kaloçi te filiali i bankës, NBG, por nga ekzaminimet laboratorike ka rezultuar se me pistoletën e sekuestruar, Gushi ka kryer edhe vrasjen e argjendarit Rrapo Sinani.
Të dyja vrasjet, Gushi i ka pranuar dhe rrëfyer qetësisht, plus disa plagosje gjatë vjedhjeve të kryera. Paratë që grabiste i luante të gjitha në kazino.