Azi dhe Afrikë, 1/3 e ilaçeve kundër malarjas, të falsifikuara.

Nga Dinejda
Shkruar ne 23 Maj 2012 ora 5:45pm

SHBA- Një studim i ri ndërkombëtar në fushën e mjekësisë ka arritur në përfundimin se bazuar në testimin që i është bërë një të tretës së ilaçeve kundër malarjas, e të cilat shfrytëzohen kryesisht në Azinë Juglindore dhe Afrikë, janë të falsifikuara ose të cilësisë së dobët.

Ky studim i financuar nga Shtetet e Bashkuara, i cili është publikuar në revistën “Lancet Infectious Diseases”, ka gjetur se në shtatë vende të Azisë juglindore, 36 për qind e ilaçeve kundër malarjas janë të falsifikuara. 

Në 21 shtete nën-sahariane në Afrikë, 20 për qind të ilaçeve kanë rezultuar të jenë të falsifikuara, kurse 35 për qind me nivel të dobët farmaceutik. Studiuesit kanë bërë thirrje për masa globale për një betejë kundër tregëtimit të ilaçeve të falsifikuara. Malarja është një parazit mikroskopik, i cili bartet përmes mushkonjave. Nga kjo sëmundje, në vit vdesin rreth 650,000 njerëz.