Babai i dy fëmijëve i vë flakën vetes në malin e Tomorrit, vdes në spital

Nga Dorjan
Shkruar ne 08 Qer 2012 ora 6:14pm

 

Ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Qendrën Spitalore “Nenë Tereza”, 55-vjeçari nga Policani, Flamur Guri, i cili u vetëdogj pasditen e djeshme, në vendin e shenjtë Kulmak, në Malin e Tomorrit.

Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të QSUT-së, sipas të cilave Guri ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, për shkak të djegieve të shumta në trup.

55-vjeçari nga Policani, baba i dy fëmijëve, kishte marrë një taksi që nga banesa e tij, deri në vendin e shenjtë, ku i ka vënë flakën vetes pasi është lyer me benzinë, në kushte depresioni.

Me të mbërritur në vendin e shenjtë 55-vjeçari i telefonoi bashkëshortes se tij, duke i komunikuar vendimin ekstrem. Kjo e fundit bëri të ditur se prej dy javësh bashkëshorti i saj ishte në gjendje të rëndë depresive, ndërsa ajo dyshonte se ai mund të ishte i zhytur në borxhe pa dijeninë e saj.