Banorët zgjohen, Edi preket dhe qan

Nga Dorjan
Shkruar ne 19 Pri 2012 ora 5:38pm

Edi është banori i parë që zgjohet nga gjumi. Ai del nga dhoma e gjumit ku tashmë janë ndezur dritat dhe del në oborr. Ai fillon që të shijojë muzikën në sfond dhe pas disa minutave mallëngjehet dhe përlotet.

Liami i shkon për t’i dhënë bateritë e mikrofonit dhe e përqafon kur e sheh të përlotur. “Çfarë të kujton” i thotë Liami Edit për këngën që është në sfond dhe Edi i përgjigjet “sot do të më bënte babai im 82-vjeç”.
Më pas Edi del në oborr ku ndodhen një pjesë tjetër e banorëve të cilët tashmë janë zgjuar dhe po bisedojnë për lojrat që kanë bërë gjatë natës, ndërsa Edi ulet në një kënd vetëm dhe qëndron aty për disa minuta i menduar.
Më pas Edi futet përsëri në shtëpi dhe Liami i shkon pranë. Ai fillon që ta pyesë se si ndjehet sepse sot duket ndryshe nga ditët e zakonshme. Edi i rrëfen se sot është ditë e rëndësishme për të sepse përveç ditëlindjes së babait, sot është edhe ditëlindja e ish-gruas së tij.

Më pas Edi i tregon për marrëdhënien që ka pasur me të atin dhe Liami gjithashtu i tregon për marrëdhënien që ka ai vetë me babanë e tij. Pjesa tjetër e banorëve tashme janë zgjuar dhe merren me punët e tyre personale të mëngjesit.