Barnat dietike dëmtojnë mëlçinë

Nga Dinejda
Shkruar ne 26 Maj 2012 ora 4:44pm

SHBA - Tabletat për humbjen e peshës dëmtojnë mëlçinë. Kjo është konfirmuar nga një studim i realizuar në SHBA.
Për amerikanët ky është një lajm ndikues, pasi 40 për qind e tyre përdorin tableta shtesë dhe dietikë për të rënë nga pesha dhe për të krijuar muskuj.

Studimi shqyrtoi rreth 100 raste të dëmtimeve të mëlçisë dhe zbuloi se në të gjitha rastet, personat kishin përdorur barna për shtimin e muskujve dhe humbje peshe.

Autorët e studimit thonë se edhe çaji i gjelbër, i cili përdoret si substancë në tabletat shtesë, lidhet me dëmtimin mëlçisë.

Shkencëtarët u përqëndruan në sasinë e substancës së këtij lloj çaji që është i pranishëm në shumicën e tabletave ushqyese shtesë dhe zbuluan se 40 për qind e prodhimeve që përmbanin çaj të gjelbër, nuk e pasqyronin këtë substancë në etiketat e tyre.

Bazuar në rezultatet e studimit, autorët tani besojnë se tabletat për humbje peshe dhe për krijimin e muskujve janë mes shkaqeve më të zakonshme të dëmtimeve të mëlçisë.