BASHKIA: 3 MIJË PEMË TË REJA NË TIRANË

Nga Dorjan
Shkruar ne 24 Mar 2012 ora 2:55pm

Bashkia e Tiranës nis punën për shtimin e gjelbërimit në kryeqytet.

Sipas njoftimit të shpërndarë në media, në Tiranë do të mbillen 3 mijë pemë të reja gjatë muajve mars-prill të llojeve bli, mimozë, frashër e ligushte,  të cilat do të ndikojnë në rritjen e gjelbërimit dhe pastrimit të ajrit në qytet.

Mbjellja e pemëve ka nisur  fillimisht në zonën e Kodrave të Liqenit, e më pas puna do të vijojë edhe në  rrugët e Tiranës, për të zëvendësuar pemët e thara apo ato të vjedhura.

Gjithashtu, sipas bashkisë, rreth 1mijë rrënjë të tjera do të përdoren për të krijuar hapësira të tjera të gjelbra brenda qytetit.