Bashkia e Tiranës, ture turistike në qytet.

Nga Dinejda
Shkruar ne 21 Maj 2012 ora 3:50pm

TIRANË- Drejtoria e Turizmit dhe Promovimit të Qytetit pranë Bashkisë së Tiranës ofron gjatë sezonit turistik ture turistike pa pagesë për grupe vizitorësh nga brenda dhe jashtë vendit.

Turi ofron vizita dhe informacione për objektet më të rëndësishëm të qendrës së Tiranës si Sheshi “Skënderbej”, Kompleksi i Bulevardit, Xhamia dhe Kulla e Sahatit, Varri i Kapllan Pashës, Galeria Kombëtare e Arteve, Ura e Tabakëve, Sheshi “Nënë Tereza”, Universiteti, Blloku, etj. 

Ky shërbim, i cili do zgjasë 1 orë e 30 minuta, ofrohet çdo të hënë, ora 10:00, me përjashtim të festave zyrtare. Grupet, të cilave do t’u ofrohet ky shërbim, duhet të përbëhen të paktën nga pesë persona. Një punonjës i Drejtorisë së Turizmit dhe Promovimit të Qytetit do të shoqërojë grupet gjatë gjithë kohës, duke ofruar informacionin përkatës në anglisht dhe shqip sipas rastit.