Bastet: Liami, favoriti kryesor, Genta dhe Françeska të fundit

Nga Dinejda
Shkruar ne 26 Maj 2012 ora 4:17pm

Siç  është bërë traditë tashmë, ngjarje të tilla si “Big Brother” nuk kalojnë pa u shfrytëzuar edhe nga kompanitë e basteve. Kështu për shembull edhe këtë vit, kompania e basteve “Eçobet” ka hedhur në web emrat e kandidatëve me koeficientët përkatës. Në krye të listës me koeficientin më të vogël qëndron Liami ( 1.70), i dyti Ermali me koeficient ( 2.50), i treti Arbëri ( 2.75), dhe pastaj vijnë Genta e Françeska me koeficient përkatës ( 3.50 dhe 4.00).

Se cili prej të katërve do të jetë fituesi, këtë pritet ta vendosë publiku sot në mbrëmje, ndërkohë që deri atëherë ju që keni ndonjë parandjenjë të fortë mund të vini baste.

ERMELA: LIAMI, I VETMI QË E MERITON

E vetmja femër fituese e “Big Brother”, Ermela Mezuraj, mendon se fitues duhet të jetë Liami. “Duhet ta fitojë Liami, se s’ka kush ta fitojë tjetër… Nëse vlerësimi do të jetë për lojën, për mendimin tim ai është i vetmi që ka bërë lojë të mirëfilltë prej fituesi. Pjesa tjetër e finalistëve ka mangësira. Asnjëherë nuk i dihet, mund edhe të ndodhë që ta fitojë dikush tjetër, por nëse çmimi do të jepet me meritë, për mua Liami është i vetmi që e meriton”, – ka thënë ajo.

ARBRI: FITUES ADASHI IM, LE TA FITOJË KOSOVA

Arbër Çepani, fitimtari i parë i reality show- t më të ndjekur në Shqipëri i uron fitoren adashit të tij nga Kosova, Arbrit. Për mua Arbri e meriton plotësisht fitoren!”.