Bazilika e Lindjes shpallet “Trashëgimi Botërore”

Nga Dorjan
Shkruar ne 30 Qer 2012 ora 2:30pm

UNESCO ka votuar për dhënien e statusit “Trashëgimi Botërore” Bazilikës së Lindjes, në qytetin palestinez të Betlehemit në Bregun Perëndimor.

Kisha është konsideruar nga të krishterët si vendi i lindjes së Jezu Krishtit. Marrja e statusit “Trashëgimi Botërore” shihet si një detyrim shtesë për bashkësinë ndërkombëtare që ta ruajë atë.

Komiteti i Trashëgimisë Botërore i UNESCO-s në Shën Petersburg të Rusisë, votoi me 13 vota për, gjashtë kundër dhe dy abstenime. Masa u miratua pavarësisht kundërshtimeve nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara.

Palestinezët i patën bërë thirrje UNESCO-s që ta marrin në konsideratë kërkesën “urgjente” për dhënien e statusit “Trashëgimi Botërore”, për shkak të sic thuhej kërcënimeve nga mbijetesa e saj si pasojë e konfliktit me izraelitët.