Bëhet Gjeni Në Matematikë Pasi E Rrahin Brutalisht

Nga Dorjan
Shkruar ne 29 Pri 2012 ora 5:04pm

Një person që e kishte braktisur kolegjin, tani vlerësohet si një gjeni në matematikë. Atë e kishin rrahur në rrugë brutalisht, duke i dëmtuar trurin.

Jason Padgett, 41 vjeç, u la pa ndjenja në rrugë pasi u sulmua kur doli nga një klub karaoke dhe u godit disa herë në kokë.

Tani, ngado që hedh sytë ai sheh formula matematikore dhe i kthen ato në diagrama, të cilat mund t’i vizatojë me dorë.

Ai është i vetmi person në botë që e ka këtë aftësi dhe ekspertët thonë se kjo i ka ardhur nga plagosja në tru.

Ai tani është një gjeni, që krahasohet me matematikanin brilant John Nash, që ka frymëzuar filmin “Një mendje e bukur”.

Ai nuk ka diplomë dhe ka shumë pak njohuri në matematikë.

Por që kur atij tentuan t’i grabisin xhaketën e lëkurës, gjërat ndryshuan dhe shkencëtarët janë me gojë hapur.