Bektashinjtë kremtojnë Ditën e Nevruzit

Nga Dinejda
Shkruar ne 22 Mar 2012 ora 12:12pm

Tiranë – Bektashinjtë kremtojnë sot Ditën e Nevruzit, ditë e cila përkon me ditëlindjen e Imam Aliut, dhëndri i Profetit Muhamed (a.s) dhe një nga shokët e tij më të afërt.Për bektashinjtë, një sekt ky brenda Islamit, Dita e Nevruzit simbolizon nisjen e vitit të ri, ku del pranvera dhe nis çelja e pemëve.Për këtë grupim, kjo ditë simbolizon ditën e ringjalljes së madhe. Në Shqipëri Dita e Novruzit, festa më e rëndësishme e Bektashizmit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996.Shqipëria është vendi ku ekziston Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve. Ky sekt u themelua në Turqi, në shekullin XIV dhe mori këtë emër nga themeluesi i saj Haxhi Bektash Veliu.Me rastin e kësaj dite, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dërgoi një telegram urimi për besimtarët bektashinj. “Me rastin e kësaj dite të shenjtë e të rëndësishme për paqen, ripërtëritjen shpirtërore dhe besimin për të gjithë ju, besimtarë bektashinj shqiptarë kudo ndodheni, dëshiroj t’ju shpreh urimet e mia më të mira dhe të përzemërta! Ju uroj lumturi, harmoni, begati, mirësi e dashuri në familjet tuaja!”, thuhet në mesazh.“Përgjatë shekujve populli shqiptar ka dëshmuar virtytet më të mira të tolerancës, mirëkuptimit dhe respektimit të besimit të njëri-tjetrit, duke festuar bashkë sidomos ditët e shenjta. Ne i kemi trashëguar gjithë këto vlera unike të tolerancës e bashkëjetesës fetare, të cilat jo vetëm do t’i përcjellim tek brezat e ardhshëm, por edhe do t’ia bashkëngjisim vlerave të familjes së madhe evropiane pjesë e së cilës do të jemi”