Benefitet e marketingut në internet

Nga Dorjan
Shkruar ne 03 Maj 2012 ora 6:22pm

Për një ndërmarrës, strategjia e marketingut është e suksesshme nëse ndër tjerash arrin të rritet sasia e shitjes së një produkti. Për realizimin e këtij qëllimi, rol vendimtare luan qasja e kompanisë suaj ndaj marketingut në internet.

Prezenca juaj vetëm në media tradicionale, sot nuk mjafton. Përhapja e madhe e internetit në gjithë botën, si dhe rritja e përdoruesve të rrjeteve sociale, ka bërë që suksesi i një kompania të varet kryesisht nga marketing në internet.

Në vazhdim ne do ti paraqesim pesë benefite të cilat kompania juaj i ka nga marketingu në internet.

1. Reklamimi me buxhet të vogël, këtë e ofron kryesisht marketingu në internet. Përderisa kostoja në TV për një sekondë është jashtëzakonisht e lartë për një biznes të mesëm dhe të vogël, kurse në anën tjetër mosinteresimi për leximin e gazetave e bënë që reklamimi në këtë medium të jetë i jo suksesshëm, marketingu në internet ofron kosto të cilat i përshtaten çdo biznesi, dhe mundësi të shumta reklamimi.

2. Çdo produkt apo shërbim e ka edhe audiencën/konsumatorët e vet. Ju si biznes duhet të siguroheni që mesazhi juaj arrin te personat e duhur. Targetimi i audiencës është një tjetër element i rëndësishëm i kampanjës suaj. Për dallim nga media tradicionale, mundësin e targetimit të audiencës e ofron kryesisht marketingu në internet.

3. Marketingu në internet ju lejon që ju në kohë reale t’i përcillni rezultatet e kampanjës suaj, si dhe ta menaxhoni atë në kohë reale.

4. Nëse ju dëshironi që kompania juaj të promovohet me shumë se vetëm brenda kufijve të vendit tuaj, kjo gjë është shumë më e lehtë dhe më efektive të realizohet përmes marketingut në internet.

5. Përderisa përmes medieve tradicionale, ju mund të zgjidhni vetëm një formë te marketingut, përmes marketingut në internet ju mund të kombinoni disa forma për kampanjën tuaj duke përfshirë banerët, artikuj të sponzoruar, promocion në media sociale, etj.

Këto janë disa nga benefitet e marketingut në internet. Për më gjerësisht, të gjithë të interesuarit do ta kenë mundësinë që me 4 Maj të jenë pjesëmarrës të KosoWWWeb Conference, konferencë e parë për marketing dhe shitje në internet.