Berat, vetëm 50% objekteve Monument Kulture të regjistruara.

Nga Dinejda
Shkruar ne 16 Maj 2012 ora 6:58pm

BERAT- Vetëm 50% e objekteve Monument Kulture rezultojnë të regjistruara në zyrën vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Berat. Shifra bëhet publike nga Shoqata për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës, pas përfundimit të proçesit ligjor të regjistrimit.

Ne takimin e organizuar për mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës gjithashtu është kërkuar jo vetëm nga referuesit por dhe nga qytetarët e pronarët e shtëpive dhe ndërtesave monument kulture, një përpjekje më serioze, më e koordinuar e partneritetit shtet-privat-komunitet, për mbrojtjen dhe rijetëzimin e rreth 1000 monumenteve të kulturës.