BERATI DËSHIRON MEMORIAL PËR TRE PATRIOTË

Nga Dorjan
Shkruar ne 19 Pri 2012 ora 3:05pm

Bashkia e Beratit shpall konkursin për një memorial kushtuar patriotëve Ilias Vrionit, Jorgji Karbunara, Dhimitraq Tutulani, tre firmëtarëve nga Berati të aktit të Pavarësisë më 28 Nëntor 1912 në Vlorë.

Pjesëmarrësit kanë afat deri më 19 qershor 2012, prezantimi i boceteve bëhet më 26 qershor në Galerinë e Arteve në Berat, dhe fituesi shpallet tri ditë më pas. Boceti më i mirë shpërblehet me 600 mijë lekë.

Ata që janë të interesuar mund të drejtohen  pranë Drejtorisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.