Berisha: Shqipëria dixhitale, internet në cdo klasë

Nga Dorjan
Shkruar ne 03 Apr 2012 ora 1:56pm

BERISHA- Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot gjatë konferencës “Arsimi shqiptar në moshën dixhitale”, se arsimi mbetet një përparësi jetike për qeverinë që ai drejton.

Berisha theksoi se vetëm duke e vendosur ekonominë e këtij vendi mbi bazat e dijes do të mund të kapim kohën e humbur, dhe do të mund të qëndrojmë në horizontet e zhvillimit.

“Qeveria zgjodhi Shqipërinë dixhitale si një nga dy objektivat më madhore për t’u realizuar dhe për ta vendosur edukimin dixhital në hallkën më të rëndësishme të kësaj platforme. Ne vijmë më të vendosur se kurrë për shndërrimin e këtij vendi në një vend dixhital”, u shpreh Kryeministri Berisha.

Ai theksoi më tej se qëllimi i këtij viti, mbetet pajisja e çdo kalase me internet. “Këtë vit do të fillojmë internetin në çdo klasë, me qëllim që Shqipëria të shndërrohet dora-dorës në një superfuqi rajonale të softeve dhe produkteve të kësaj fushe”, deklaroi ai.

Duke folur për arsimin universitar, kreu i qeverisë u shpreh se duhet bërë gjithcka që të aplikohen provimet dixhitale. “Të bëjmë gjithçka për të shtrirë provimet dixhitale në shkollat tona të larta. cilësia mbetet qëllimi ynë kryesor në arsim”.