Bertan Asllani nis karrierën si këngëtar në Turqi

Nga Reporter
Shkruar ne 13 Maj 2011 ora 1:51pm

Pas Big Mamës, edhe këngëtari Bertan Asllani dëshiron të sfidojë veten në tregun turk. Duke qenë një njohës i mirë i gjuhës turke, Bertani nuk e ka problem të flasë dhe komunikojë e akoma më pak të këndojë, duke ditur që prej disa vitesh është edhe në tregun shqiptar me hite të shumta.

Siç mësojmë, ndryshe nga Big Mama që ka realizuar vetëm një këngë me video, Bertani ka nënshkruar kontratë afatgjatë dhe do të realizojë një album të tërë me një produksion turk, i cili ka lidhur kontratë gjithashtu edhe me yllin turk, Tarkan.

Bertani ne vitin 2007 ka fituar edicionin e festivalit muzikor “Mikrofoni Arte” . Kënga e tij “Largësia” trajtonte historinë e një djali nga Shkupi i dashuruar pas një vajze nga Tirana, dhe vështirësitë që sjell largësia në këtë lidhje.