Bie nga kati i pestë, rëndë në spital.

Nga Dinejda
Shkruar ne 17 Mar 2012 ora 9:18am

Fier – Një 56-vjeçare nga qyteti i Fierit ndodhet në gjendje të rëndë pasi ka rënë nga kati i pestë i pallatit ku banonte.Lajmi bëhet i ditur nga burime policore të cilët sqarojnë se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘8 shkurti’ në qytetin e Fierit.Sipas dëshmitarëve të rastit, 56-vjeçarja Natasha Sena ka rënë nga dritarja e një dhome të apartamentit të saj.Policia njofton se hetimet për zbardhjen e ngjarjes vazhdojnë porse paraprakisht dyshohet se ngjarja të ketë qenë aksidentale.