Bien cmimet e aksioneve të Facebook

Nga Dinejda
Shkruar ne 23 Maj 2012 ora 5:46pm

UASHINGTON-Çmimi i aksioneve të rrjetit social Facebook ra ndjeshëm, gjatë ditës së dytë të tregtimit të tyre në bursë.

Investitorët filluan dje me shpejtësi shitjen e aksioneve në tregun e këmbimit Nasdaq, duke e çuar çmimin e aksioneve të Facebook-ut në 13 për qind më pak, gjatë orës së parë. Ai më vonë rimori disi veten, por gjatë këmbimeve të pasdites vonë, ishte ende në rënie, me më shumë se 10 për qind, dhe me një çmim prej 35 dollarë për aksion, raporton VOA.

Aksionet e Facebook-ut u tregtuan publikisht për herë të parë të premten, kur ato arritën një çmim prej 38,23 dollarësh, 23 cent mbi çmimin fillestar të ofruar. 

Me më shumë se 900 milionë përdorues, rrjeti social i internetit është një produkt i njohur. Megjithatë, disa analistë financiarë thonë se ata mendojnë se kompania është e mbivlerësuar, dhe se disa nga parashikimet mbi të ardhurat e saj të ardhshme prej reklamave janë ulur.