Big Ben do te ndryshojë emrin për nder të Elizabetës?

Nga Dorjan
Shkruar ne 23 Mar 2012 ora 3:54pm

Kulla ku gjendet Big Ben në Londër, do të ndryshojë emër. Ajo do të quhet Kulla Elizabet, në nderim të mbretëreshës.

Sipas Daily Mail, një grup deputetësh kanë kërkuar që për të nderuar 60 vjetorin e Elizabetës në fron, të bëhet një ndryshim i tillë.

Në vitin 1860, kullës perëndimore të pallatit Westminster, e quajtur dikur Kulla e Mbretit, iu ndryshua emri dhe u quajt Kulla Viktoria për të nderuar mbretërimin e saj të gjatë.

Big Ben është emri i përdorur për kambanën e madhe të orës në kullën lindore. Edhe pse në mbarë botën njihet me këtë emër, aktualisht emri i kullës është Kulla e Shën Stefanit. Disa i referohen thjesht si Kulla e Orës.

Tani një grup deputetësh, me mbështetje në qeveri, kanë nisur fushatë për të ndryshuar emrin.