BINJAKET BARDHE E ZI MBUSHIN SHTATË VJEÇ

Nga Dorjan
Shkruar ne 31 Mar 2012 ora 11:08am

Njëra është e zezë dhe ka sy të mëdhenj kafe. Tjetra ka sy blu dhe është bionde. Kanë të njëjtën buzëqeshje të ëmbël, por natyrisht janë ndryshe. Megjithatë janë binjake, lindur vetëm me një minutë ndërmjet.

Kian dhe Reeme lindën shtatë vite më parë në Britani dhe tërhoqën vëmendjen e shtypit.

Mamaja e tyre, Kylee dhe babai, Remi, të dy kanë nëna të bardha dhe baballarë me ngjyrë të zezë.

Rezultati i këtij miksimi janë këto binjake kaq të bukura.

Tani që mbushin shtatë vjeç, ato asnjëherë nuk kanë pyetur se përse janë ndryshe dhe as nuk janë paragjykuar.

Shanset për të lindur binjakë të tillë janë një në një milion.