Borxhi, motra kallëzon penalisht vëllain e saj

Nga Dorjan
Shkruar ne 11 Pri 2012 ora 4:08pm

TIRANE - Motra kallëzon penalisht vëllain, pasi u vu në dijeni të një borxhi që familja e saj kishte në organet tatimore. Ngjarja është shënuar në kryeqytet, ku shtetasja L. Malaj ka mësuar se i detyrohej shtetit rreth 4 milionë lekë të vjetra taksa të papaguara që nga viti 2008, për një biznes të vogël të hapur në zonën e “Myslym Shyrit”. 

Pas marrjes së lajmit dhe sqarimit të rrethanave 32-vjeçarja është drejtuar në dyert e policisë, ku ka depozituar kallëzimin penal ndaj vëllait të saj, me të cilin jetonte në të njëjtën shtëpi.

Në kallëzimin e bërë, shtetasja L. Malaj shprehet se vëllai i ka marrë pa dijeninë e saj pasaportën me të cilën ka hapur biznes të vogël në QKR. Blutë e kryeqytetit kanë vendosur ndjekjen në gjendje të lirë ndaj 41-vjeçarit.