Bossi me diplomë shqiptare

Nga Dorjan
Shkruar ne 03 Maj 2012 ora 7:08pm

E përditshmja La Repubblica zbulon diplomën e Renzo Bossit. E marrë në universitetin Kristal në Tiranë, me nota të shkëlqyera

Romë, 3 maj 2012 – Legës shqiptarët ndoshta nuk i pëlqejnë por diplomat për Bossin junior, të ashtuquajtur Troftë, po. Renzo Bossi, djali i Umberto Bossit, themeluesit të Legës, rezulton i diplomuar në Shqipëri, në një universitet privat Kristal të Tiranës. Zbulimi është bërë nga prokurorët e Napolit dhe Milanos.

Hetuesit dyshojnë se diploma, e cila mban datën shtator 2010, të jetë blerë me paratë e Legës. Notat e djalit të Bossit rezultojnë të shkëlqyera. Kjo dëshmohet edhe nga skanimi i diplomës, dhe i fletës së notave të publikuar nga e përditshmja La Repubblica.

Renzo Bossi, rezulton se është diplomuar për Menaxhim Biznesi, brenda një viti në nivelin e parë. Në fotot e Repubblicas tregohet se ai është i regjistruar me numër amze 482 dhe notat e tij janë 8 e lart. Në këtë pikë lindin edhe dyshimet pasi rezultatet e tij në arsimin italian ishin jo shumë të kënaqshme dhe për këtë mediat italiane e quajnë atë “Troftë”.

Umberto Bossi, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Legës së Veriut për shkak se nga të dhënat paraprake rezulton se ka shpenzuar paratë e taskapaguesve që kanë shkuar për financimin e partisë së tij.