Britani, arrestohet shqiptari, kreu tre vrasje në ’97 në Shqipëri

Nga Dinejda
Shkruar ne 11 Pri 2012 ora 11:02am

BRITANI- Një shqiptar i akuzuar për tre vrasje në vitin 1997 në Shqiperi është arrestuar mbrëmë në Britaninë e Madhe. Ndricim Sadushi, 41-vjec u arrestua në shtëpinë e tij në veri të Londrës me urdhër ndërkombëtar.

Përpos vrasjeve në Shqipëri, ish-anëtar bandës se Kateshit gjithashtu kërkohej edhe nga autoritetet italiane për pastrim parash dhe dhe trafikim droge. Ai pritet të dalë përpara gjykatës se Westminster për t’u përballur me vendimin e ekstradimit.