BRUKSEL, PARALIZOHET TRANSPORTI PUBLIK PAS VRASJES SË SHQIPTARIT

Nga Dorjan
Shkruar ne 10 Pri 2012 ora 4:08pm

Qeveria belge ka shtuar 400 oficerë policie ekstra për mbarëvajtjen e grevës së punonjësve të transportit publik që po mbahet në Bruksel pasi një inspekto i transportit u rrah për vdekje.

Vrasja të shtunën krijojë mbylljen e metrove në kryeqytet dhe rrjetin e autobusëve. Sistemi vazhdon të jetë i paralizuar deri edhe sot.

Inspektori u rrah në skenën e një aksidenti ku ishte përfshirë një autobus dhe një makinë. Ai vdiq nga plagët e marrë nga kokë. Agresori i dyshuar është arrestuar.

Viktima quhet Iliaz Tahiraj, 56 vjeç, me origjinë nga Shqipëria që kishte 29 vite që punonte për rrjetin e transportit STIB.

Ai është 28 vjeç dhe raportohet se ishte pasagjer i makinës së përfshirë në aksident. Ai e ka goditur 56-vjeçarin në fytyrë duke e rrëzuar në tokë. Më vonë Tahiraj vdiq në spital.

Sipas dëshmitarëve dhe vetë të dyshuarit, ai e ka goditur shqiptari vetëm një herë.

Qindra kolegë të tij të STIB kanë marshuar në qendër të Brukselit të hënën për të dëshmuar mizorinë e vrasjes së Tahirajt.

Brukseli është qendra e Komisionit Evropian dhe NATO-s ,dhe magnet për shumë organizata ndërkombëtare.

http://www.youtube.com/watch?v=Gb5UibNCVx8(Per te pare videon kliko ketu)