Bullgari, zbulohen eshtrat e 2 vampirëve

Nga Dorjan
Shkruar ne 07 Qer 2012 ora 3:38pm

BULLGARI - Drakula duket se nuk është vetëm një legjendë. Një grup arkeologësh në Bullgari kanë zbuluar eshtrat e dy vampirëve, të cilët ishin varrosur të mbërthyer me një hekur në gjoks.

Këto skeletë dëshmojnë se në antikitet vampirët kanë ekzistuar dhe ishin një kërcënim për njerëzimin. Eshtrat u gjetën në afërsi të një manastiri në Sozopol dhe janë varrosur rreth 800 vjet më parë. 

“Këta skeletë janë mbërthyer në arkivol me gozhda dhe hekura. Ky ishte një rit i disa fshatrave deri në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit XX. Sipas besimtarëve të zonës, ata që ishin njerëz të këqij në jetë, kur vdisnin transformoheshin në vampirë. Për të evituar këtë mutacion, trupat e tyre varroseshin me një hekur në gjoks, në mënyrë që të mos ngriheshin nga varri dhe të terrorizonin të gjallët.”- shpjegon historiani Bozhidar Dimitrov.

Ai tregon se ky rit është praktikuar në rreth 100 persona për të evituar transformimin e tyre në vampirë, por mes tyre nuk kishte asnjë femër.

Por kjo tezë duket se bie poshtë, pasi një muaj më parë disa kërkues italianë kanë gjetur eshtrat e një femre, e varrosur me një tullë në gojë. Studiuesit menduan se bëhej fjalë për një vampire që ishte varrosur në shekullin XVI.