Bulqizë, asfiksohen dy minatorë.

Nga Dinejda
Shkruar ne 26 Mar 2012 ora 11:14am

Dy minatorët në galeritë e minierës së Bulqizës, u asfiksuan sot në mëngjes në nivelin e 13-t të minierës për shkak të gazrave.Ngjarja ndodhi rreth orës 09:20 minuta, ku dy minatorët janë dërguar me urgjencë në spital. Ata u nxorën nga galeritë nga kolegët e tyre.Bëhet e ditur se minatorët e asfiksuar janë Destan Kola, 47-vjeç, dhe Ymer Konesa, 57-vjeç. Ata ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Bulqizës, por deri më tani ndodhen jashtë rrezikut për jetën.