Bulqizë, shpërtheu bunkerin për skrap, vdes një 24-vjecar

Nga Dinejda
Shkruar ne 26 Maj 2012 ora 4:26pm

BULQIZE-Një 24 vjeçar gjeti vdekjen në një bunker të cilin e kishte shkatërruar për të mbledhur hekur për ta shitur për skrap.

Sot paradite 24-vjecari Vilson Gjokola kishte tentuar ashtu si cdo ditë të mblidhte skrap, sasinë e të cilit e shiste për të fituar para. Kete radhe i riu vendosi qe te shpertheje nje bunker qe te merrte prej aty sasine e hekurit.
Policia bën të ditur se 24 vjeçari fillimisht i kishte vënë tritolin bunkerit.
Pas shperthimit ka shkuar të nxjerrë skrapin, por në atë moment është shembur sasia e dheut dhe mbetjeve të bunkerit duke e zënë poshtë.

Policia konfirmoi se Vilson Gjikola nga Fushë Sopoti i Bulqizës ka gjetur vdekjen pasi është zënë poshtë nga betoni i bunkerit të shkatërruar.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.