BURREL, BANORËT MARRIN PENG SHEFIN E KOMISARIATIT, BËRI VEPRIME TË TURPSHME

Nga Dorjan
Shkruar ne 24 Pri 2012 ora 2:21pm

Mbrëmë në fshatin Bushnesh, në Ulëz, Burrel, shefi i komisariatit, Gjovalin Martincamaj është marrë peng nga fshatarët për shkak se në gjendje të dehur ka kryer veprime të turpshme me familjarë të këtij fshati. Vetëm në orën 02:00 pas mesnate ai është liruar falë ndërhyrjes së drejtorit të Policisë së Qarkut Dibër, Shemsi Prençi dhe punonjësve të policisë Sami Neli dhe Musa Skura. Mësohet se Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka nisur veprimet hetimor në ngarkim të tij. Është hera e tretë që Martincamaj emërohet në Burrel si shef komisariati, edhe pse ka reflekton veprime të tilla shpesh. Atij i është faktuar se i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 1 milion euro pas ndërhyrjeve që ka bërë në konfliktet me bizneset.