Burrel, ujërat e zeza të burgut ndotin zonën përrreth

Nga Dinejda
Shkruar ne 16 Pri 2012 ora 11:11am

BURREL- Ujërat e zeza që dalin nga burgu i sigurisë së lartë në Burrel janë kthyer në një shqetësim serioz për banorët e lagjes pranë këtij burgu.

Banorët ankohen se ujrat e zeza që dalin prej rrethimit të këtij institucioni të dënimeve përfundojnë në rrugën kryesore që lidh qytetin e Burrelit me disa fshatra të komunës Komsi duke përbërë rrezik për përhapjen e sëmundjeve. 

“Problem shqetësues për të gjithë komunitetin kur kalojmë se ka ndotje. Dhe është shumë problem për fëmijët dhe të rriturit. Ujërat dalin nga burgu i sigurisë së lartë të Burrelit dhe derdhen direkt në rrugë.”,- shprehet një banor i shqetësuar.

Një pjesë e ujërave të zeza sipas banorëve përfundojnë në arat e tyre, ndërkohë që më problematike është situata bë periudhën e verës