Camera, aplikacioni i fundit i Facebook

Nga Dinejda
Shkruar ne 04 Qer 2012 ora 6:13pm

Facebook prezanton Camera, aplikimin e fundit për iPhone me anë të të cilit mund të bëhen fotografi, e të ndahen me miqtë në rrjetet sociale.

Camera bën të mundur aplikimin e disa filtrave artistikë për fotot, siç ndodh me Instagram e blerë kohët e fundit pikërisht nga Facebook. Aplikacioni është shumë esencial dhe i thjeshtë e do të shërbejë vetëm për të kontrolluar dhe hedhur fotografitë në Facebook nëpërmjet një smartphone

Një nga avantazhet e aplikacionit të ri është mundësia për të ngarkuar më shumë se një fotografi njëherësh nëpërmjet iPhone. Në fakt është e mundur dërgimi në Facebook i disa fotografive njëkohësisht duke i zgjedhur ato më parë, sistemi lejon edhe vendosjen e pozicionit gjeografik ku janë bërë fotografitë. 

Filtrat artistikë të përdorur nga Camera janë si ato të Instagram por me ndryshim në zgjedhje të efekteve, imazhet mund edhe të priten e rrotullohen.

Aplikacioni i ri do të lejojë edhe vendosjen e tag të miqve në fotografi, mjafton të preket fytyra që duket në foto dhe krijohet një i tillë ku mund të vendoset emri i personit.

Me anë të aplikacionit natyrisht mund të bëhen edhe fotografi të cilat ruhen në një galeri nga ku mund të merren dhe publikohen në Facebook.

Camera do të jetë në dispozicion në App Store nga ku do të mund të shkarkohet.