TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar sot nga qyteti i Vlorës për gjendjen e mjeruar të aksit të vetëm rrugor tek Uji i Ftohtë nga ku kalojnë makinat që lëvizin drejt rivierës. Në një prononcim për mediat, Sekretari Ndërkombëtar, njëkohësisht i Deleguar i LSI për Qarkun Vlorë, Ralf Gjoni, u shpreh se gjendja jashtëzakonisht e degraduar e aksit të vetëm kombëtar tek Uji i Ftohtë është e patolerueshme dhe se Bashkia e Vlorës duhet urgjentisht të nisë riparimin pa humbur kohë. (më tepër…)
Ish-kreu i PS: Kam plus karrierën ekzekutive.
Ish-lideri historik i së majtës, Fatos Nano, i ftuar mbrëmë në “Top Story” me gazetarin Sokol Balla në Top Chanel, shpalli hapur kandidaturën e tij për President. Ai tha se e ka gati platformën e tij, të cilën do ta konsultojë me të gjithë krerët e partive parlamentare, nga të cilët kërkon konsensus, ose ndryshe do të jetë një nga kandidatët për kreun e shtetit në korrik të këtij viti. (më tepër…)
Presidenti i Republikës Bamir Topi ka shpërthyer në një seri akuzash ndaj Kryeministrit Berisha.
Akuzat vijnë një ditë pas sulmeve të kreut të qeverisë ndaj Topit, në një ceremoni në kujtim te disa viktimave te komunizmit, sipas te cilit Presidenti refuzoi te firmoste Ligjin per Lustracionin. (më tepër…)
Ish ambasadori britanik në Serbi, Ivor Roberts, thotë se për Kosovën duhet të gjendet zgjidhje e re pasi, sipas tij, më pak se gjysma e shteteve anëtare të OKB-së e kanë njohur Kosovën.
Roberts tha se zgjidhja më e logjikshme do të ishte ndarja e Kosovës dhe që pjesa veriore mbi lumin Ibër t’i takojë Serbisë.
Ai bëri thirrje për një lloj të Kongresit të ri të Berlinit “në të cilin kufijtë e AVNOJ-it do të definohen sërish, për të krijuar shtete afatgjata dhe stabile”.
“Për ata që thonë se ky është regres dhe koncesion ndaj nacionalizmit, unë do të thosha…
Kreu i shteti Bamir Topi në urimin e tij për festën e Pashkës, e vuri theksin tek nevoja për ringjallje të besimit dhe të komunikimit.
Duke cilësuar këtë si një ditë të veçantë dhe duke uruar të gjithë shqiptarët Topi u shpreh se kjo ringjallje duhet të sjellë një dominim të lumturisë, harmonisë dhe altruizmit mbi egoizmin.
Komunikimi duhet të jetë në bazë të dialogut dhe dialogu jep më pas edhe zgjidhjet pozitive, tha presidenti i Republikës.
“Të mos shohim vetëm shprehje të egoizmit, që i shohim shpesh, ku dëshira për pushtet shpeshherë lë mbrapa atë që është më e rëndësishme, kujdesin…
TIRANE - “Nevojitet shprehja e qartë e vullneteve politike të konkretizuara me vendimmarrje në Parlament për të çuar përpara dhe për të zbatuar plotësisht e me sukses reformën në gjyqësor”. Kështu deklaroi sot Presidenti Bamir Topi gjatë takimit që zhvilloi me Nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Italisë, Mikele Vjeti. (më tepër…)
TIRANE- Institucioni i Avokatit të Popullit firmosi sot një marrëveshje bashkëpunimi me organizatat e Shoqërisë Civile për mbrojtjen e të drejtave të njeriut si kriter themelor për integrimin e vendit në BE.
Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Ettore Sequi, u shpreh se respektimi i të drejtave të njeriut përbën një ndër kriteret kyce për antarësimin e vendit në Bashkimin Europian. Ai tha më tej se nënshkrimi i kësaj marrëveshje kërkon të respektohen të drejtat politike, civile, kulturore dhe të grupeve të veçanta në nevojë. (më tepër…)
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka vijuar takimet e radhës në SHBA. Meta takoi në Senatin Amerikan senatorin Bob Corker, anëtar i Komisionit të Jashtëm. Biseda është përqendruar mbi investimet amerikane në Shqipëri, kryesisht te burimet natyrore në shtetin tonë. Meta dhe Corker kanë ndarë qëndrimet e njëjta se duhen intensifikuar marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve. Meta siguroi Corker se Shqipëria është një vend i sigurt për investimet amerikane në Shqipëri, ndërsa palët theksuan se statusi kandidat do të inkurajonte investimet e huaja në Shqipëri. (më tepër…)
Ish-kryeministri Aleksandër Meksi, ka hedhur akuza të forta mbi zhdukjen e dosjeve të ish-bashkëpuntorëve të Sigurimit të Shtetit. Sipas tij, këto dosje janë zhdukur përgjatë viteve 1944-1991.
“Kamionët që dilnin nga bodrumet, nga bunkierët e Ministrisë së Brendshme dhe thuhej që ka brumatriçe, nuk është e vërtetë. Janë zhdukur, dhe janë zhdukur pjesa më e madhe e dokumentacionit të dosjeve në kundërshtim me rregulloren për ruajtjen e dokumenteve të arkivit të Ministrisë së Brendshme”, është shprehur Meksi.
Deklarata e Meksit është bërë gjatë një takimi të shoqërisë civile, e cila ka hartuar një projektligj të ri për Pastërtinë e Figurave…
Tiranë – Shefi i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, theksoi sot se reforma e Kodit Zgjedhor përbën një prej reformave vendimtare për çuarjen përpara të zhvillimeve demokratike në Shqipëri.Ai ishte i pranishëm në një tryezë për teknologjitë e reja të votimit dhe administrim zgjedhor, nga ku deklaroi në drejtim të reformës zgjedhore është bërë progres, por shtoi se ka disa çështje shumë të rëndësishme që mbeten ende për t’u diskutuar.“Kjo është arsyeja për të cilën nevojitet patjetër që të intensifikohet puna, në mënyrë që Komisioni të mund të ecë përpara me hapa më të shpejtë. Duhen bërë të gjitha…