Sezoni 2011-2012 ka kurorëzuar tre futbollistë shqiptarë që luajnë në ligat e ndryshme botërore. Ata janë: Besart Berisha, Xhehavir Sukaj dhe Isli Hidi, që janë shpallur kampionë në Australi, Iran dhe Qipro. Një sukses i jashtëzakonshëm për këta lojtarë, ku protagonisti absolut i këtij sezoni ka qenë padyshim sulmuesi Besart Berisha. 26-vjeçari shënoi 21 gola në total me Brisbejn Roar, 19 prej të cilëve në sezonin e rregullt dhe 2 në finalen e madhe përballë Perth Glorit.
Në këtë mënyrë, Berisha u bë protagonist absolut, duke i dhënë skuadrës së tij titullin e dytë radhazi në A-League-n australiane, duke vendosur…
Po vjen stina e nxehtë, stina e pushimeve dhe, rrjedhimisht e për pasojë të dëshiruar shtetërisht e privatisht, ajo e turizmit. Qeveria synon, premton dhe përpiqet për një shtim të të ardhurave nga turizmi. Detyrat që i dalin përpara, por jo rrallëherë edhe prapa, janë të shumta, disa syresh madje të vështira: sistemimi i ujërave të zeza (që të mos derdhen në det, liqene apo lumenj), pastrimi i mjediseve (ajër, tokë, ujë, peizazh) nga ndotjet e ndryshme, midis të cilave edhe ajo zanore (oh, sa i adhurojmë zhurmat ne, shqiptarët!), edhe ajo plastikore (oh, sa na pëlqen ne…
WASHINGTON- Një panel i Administratës për Ushqim dhe Barna i SHBA-së i ka dhënë pëlqimin barit të parë që thuhet se parandalon infektimin me HIV, duke hapur rrugën për një miratim historik në luftën kundër virusit që shkakton AIDS-in.
Vendimi erdhi pasi provat klinike treguan se Truvada mund të ulë rrezikun e HIV-it te meshkujt homoseksualë nga 44 në 73 për qind, transmeton REL. (më tepër…)
Altin Lala, refugjati që “pushtoi” dhe u kthye në ikonë në Hanover
Kur ai erdhi në kampingun e kombëtares, në Harburin e vogël pranë Hamburgut, askush nuk e njihte. Dhe nuk kishte se si. Altin Lala ishte “arratisur” fare i vogël nga Shqipëria. Kur ende nuk i kishte mbushur të 16-t, ai së bashku me tërë shokët e ekipit përfaqësues të U-16, në vitin 1991 nuk u kthyen më në Shqipëri. U shpërndanë si zogjtë e korbit nëpër Gjermani. (më tepër…)
TIRANE - Efektet anësore të zbardhjes së dhëmbëve mund të jenë, rritja e përkohshme e ndjeshmërisë së dhëmbit ndaj të ftohtit dhe të nxehtitirritimi i indeve të buta të gojës, e kryesisht i mishit të dhëmbëve.
Këto ndryshime janë të përkohshme dhe zhduken pas disa ditëve. Para procedurës së zbardhjes pacienti patjetër duhet të informohet lidhur me shkaktarin e ndryshimit të ngjyrës, rezultatet e pritura, si dhe me efektet e padëshiruara. (më tepër…)
OLIMPIA – Ideali i Olimpizmit do të ndriçojë përsëri të enjten, 10 maj, të gjithë Botën, në vendlindjen e Lojërave Olimpike, Olimpia e lashtë, ku do të bëhet ceremonia e ndezjes së Flakës Olimpike, e cila do të udhëtojë me destinacion përfundimtar Londrën, për festën e madhe të Lojrave Olimpike.
Ndezja e Flakës Olimpike do të bëhet, si cdo vit, në tempullin e Irës, nga Kryepriftëresha, e cila do të kërkojë ndihmën e Perëndisë së diellit, Apolloni, për të ndezur pishtarin. Kryepriftëreshë në ceremoninë e ndezjes së flakës olimpike do të jetë aktorja Ino Menegaqi. (më tepër…)
LOUISVILLE – Doc.Dr. Mehmet Akif Eskan vërtetoi se sëmundjet kronike në indet e mishit të dhëmbëve dhe kockën e nofullës mund të kurohen me proteinën e emërtuar “Del-1”, që e prodhon vetë trupi. (më tepër…)
Vajzat shumë të reja që mbushin rrugët dhe lokalet,të veshura me fustane të shndritëshme dhe me taka të larta, na japin idenë të jenë femra të sigurta me vetvete.
Nese i shikon nje 30 vjecare , te ciles i kujtohen kohet qe kane kaluar: kur lekura ishte e shkelqyeshme dhe nuk ishte nevoja te flije gjume 8 ore rresht per te pasur nje pamje gjithmone te fresket dhe te relaksuar. Kjo mban pak arome zilie , por 30 vjecare te dashura shikohuni tani : nuk jeni me tonike si nje 20 vjecare , por stili juaj ,siguria qe keni tek…
Shifra alarmante po jepen në Shqipëri lidhur me problemet e hemorragjisë cerebrale dhe ishemitë cerebrale.
Hemoragjia dhe ishemitë cerebrale, shkaktohet nga hipertensioni arterial dhe janë shumë të rrezikshme pasi sjellin vdekjen e menjëhershme nëse nuk është dhënë ndihma e duhur brenda një kohe të shkurtër.
Për këtë mjekët neurokirurgë bëjnë thirrje që me të parë shenjat e para duhet të shkojnë direkt në qendrat shëndetsore më të afërta pasi tani për fat të mirë të gjitha janë të pajisuar me një sistem që pas ekzaminimit të menjëhershëm ato dërgojnë të dhënat në pavionin qëndror në Tiranë, për të marrë ndimën më…
Nëse jeni shtatzanë apo planifikoni të mbeteni shtatzanë, informata rreth seksit gjatë shtatzanisë dhe seksit pas lindjes ka mjaftueshëm, mjafton të keni dëshirë dhe durim për të lexuar.
Por njerëzit bisedojnë shumë pak rreth seksit në shtatzani, dhe kjo është ndoshta përshkak të tendencave kulturore që kemi dhe themi se nënat shtatzëna nuk janë për seks. Shumë çifte që presin të bëhen prindër kanë pyetje rreth sigurisë së seksit në shtatzani dhe pozicioneve të seksit ç’ka ështe normale që duhet t’i njohim ato.
Ndaj njohja e pozicioneve aspak nuk është e turpshme madje dhe kur pyesim për të blerë një libër….