Po vjen stina e nxehtë, stina e pushimeve dhe, rrjedhimisht e për pasojë të dëshiruar shtetërisht e privatisht, ajo e turizmit. Qeveria synon, premton dhe përpiqet për një shtim të të ardhurave nga turizmi. Detyrat që i dalin përpara, por jo rrallëherë edhe prapa, janë të shumta, disa syresh madje të vështira: sistemimi i ujërave të zeza (që të mos derdhen në det, liqene apo lumenj), pastrimi i mjediseve (ajër, tokë, ujë, peizazh) nga ndotjet e ndryshme, midis të cilave edhe ajo zanore (oh, sa i adhurojmë zhurmat ne, shqiptarët!), edhe ajo plastikore (oh, sa na pëlqen ne…
Ka shkaktuar jo pak zhurmë publikimi i do kumenteve dhe pamjeve të panjohura nga jeta e ish-liderit komunist, Enver Hoxha. Pas premierës në kinema, dokumentari i realizuar nga gazetari Blendi Fevziu u shfaq për publikun e gjerë të enjten mbrëma në emisionin “Opinion”.
Dhe me transmetimin e tij filloi edhe loja e statuseve, shumë prej të cilëve i dedikoheshin ‘tiranisë’ së Enver Hoxhës, internimeve, pushkatimeve etj. Një prej personazheve publike që i kishte kushtuar një status ish-liderit komunist Hoxha, ishte edhe prezantuesja Albana Osmani. “Të ligjtë harrohen shpejt…! Kështu dhe ti xhaxhi Enver. Duke ndjekur dokumentarin e Blendit Fevziut….
EDMOND TUPJA
Është bërë tashmë traditë në arsimin tonë të lartë që, ditën kur mbron doktoratën, i sapodoktoruari/a shtron një drekë në një lokal, në mos të klasës, të paktën të klasës së dytë (kuzhinieri, kamerierët dhe pronari i të cilit nuk kanë mbetur kurrë në klasë), për nder të anëtarëve dhe të kryetarit të komisionit. Sigurisht, meqenëse askush nuk rrëzohet në doktoratë, madje, përkundrazi, merr në për-gjithësi vlerësimin “shumë mirë” e lart, pavarësisht se si u është përgjigjur pyetjeve të komisionit, dreka e doktoratës kalon shumë mirë: të gjithë porosisin mezet, gjellët, pijet, ëmbëlsirat e frutat më të mira;…
Kryetari i Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane (LQSHA), Joe DioGuardi deklaroi se arrestimet e fundit të shqiptarëve në Maqedoni dhe në Luginën e Preshevës janë skenare të koordinuara.
“Tërë aparati shtetëror në Maqedoni dhe Serbi kanë hapur skenarë top sekrete dhe të përpunuara mirë, që kanë për qëllim të komprometojnë tërë shpirtin liridashës të besimit dhe të traditës shqiptare para opinionit ndërkombëtarë. Populli shqiptar nuk është terrorist dhe këtë e thotë me argument tërë rruga historike e popullit tonë me traditë të lashtë evropiane”, theksoi për agjencinë e lajmeve INA, lobisti i mirënjohur shqiptaro-amerikan Joe Dioguardi. (më tepër…)
Në një legjendë të vjetër nga ditët e kalorësisë, “djalli i zi “ i dha mbretit Artur për të zgjidhur këtë gjëegjëzë: “Çfarë duan gratë më shumë? Mbreti duhej t’i përgjigjej pyetjes brenda një viti, ndryshe do ta vrisnin.
Mbreti nuk la njeri pa pyetur. Disa thoshin pasurinë. Të tjerë thanë një burrë të mirë. Por më në fund, ai zbuloi të vërtetën që i shpëtoi jetën. Ajo që mësoi mbreti ishte: Çdo grua dëshiron diçka ndryshe.
Revista “Vogue”, para pak kohësh, bëri të njëjtën pyetje. Përgjigjet pyetje treguan: Një grua kërkon biceps të fortë, shpatulla të gjëra, këmbë të forta, bark…
Shpallja e Marrëveshjes së ujërave si antikushtetuese, ka rihapur temën e demilitimit të kufirit detar ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, ku kërkohet një zgjidhje e drejtë dhe e paanshme, që do të kënaqë të dyja palët dhe zgjidhjet e zgjuara në këto rrethana duhen marrë parasysh. Është rasti tipik për të vërtetuar nëse ekziston apo jo një tendencë në mos pozitive, së paku joarmiqësore në marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe të dyja palët kanë një kartë nën mëngë: kthimin e Kanalit të Korfuzit në një kanal shqiptaro-grek, me administrim të përbashkët. (më tepër…)
1 Maji, si edhe qindra ditët e tjera të vitit, çdo vit po kalon pa lënë asnjë shenjë dhe as që po ia gërvisht sadopak shpinën historisë. Fakti që kjo ditë nuk përbën më asgjë të veçantë vjen prej asaj se çfarë kuptimi kishte kjo ditë, e çfarë kuptimi i japim ne sot. Gjatë regjimit komunist 1 maji shënonte ditën më të rëndësishme të vitit për shqiptarët.
Sipas ideologjisë së atëhershme të gjithë ishin punëtorë e duke qenë të tillë, 1 maji ishte edhe dita e gëzimit, dita e parakalimeve madhështore, dhe dita e festës së madhe për të…
Kur Kryeministri lituanes, Landsbergis, shprehej në vitet ‘90 se “komunizmi vdiq, por askush nuk ia ka parë kufomën”, duke deklamuar kështu rrezikun e një rikthimi të kobshëm, të paktë ishin ata që në Shqipëri dhe përtej saj besonin se rënia e komunizmit nuk ishte definitive dhe se rikthimi në gjirin e asaj që kishin ëndërruar breza të tërë, Europës, do të ishte kaq i largët dhe kaq i gjatë. Specifikisht, zgjatja e këtij procesi është evidente te ne, ku faktorët objektivë ndërthuren dukshëm me ata subjektivë, të cilët shpesh për nga roli dhe pesha, janë shfaqur si dominantë dhe…
Anipse i sigurt se nuk do ta gjeja, e kërkova fjalën “tangërllëk” në Fjalorin e Gjuhës Shqipe (Tiranë, 2006). Ta pret mendja, nuk figuron atje ngaqë tingëllon si fjalë me prejardhje të huaj, sidomos për shkak të mbaresës -llëk (ndoshta turke apo, më saktë, osmane). E kërkova për të verifikuar kuptimin e saj, sepse më duket fjala më e përshtatshme për të karakterizuar dukurinë që më skandalizoi së tepërmi para disa ditësh, tek më zuri syri, në një emision lajmesh të një kanali televiziv tonin, një kronikë të pabesueshme dhe po aq të neveritshme: Disa misionarë të huaj,…
Zgjedhja e profesionit të së ardhmes fillon me dëshirën që kanë të rinjtë pas përfundimit të maturës shtetërore. Në këtë kohë atyre u duhet të vendosin për profesionin që duan, nëpërmjet degës së preferuar. Në një vëzhgim të bërë nga gazeta “Shekulli” në shkollat e mesme të kryeqytetit, vihet re shqetësimi i dukshëm i maturantëve dhe kërkesa për informacion, për të gjetur rrugën që duhet të ndjekin për të qenë fitues të degës së preferuar. Edhe maturantët me të gjitha rezultatet maksimale nuk mund të shpallen fitues nëse nuk ndjekin disa rregulla. Në të kundërt, ata do të…