Pak ditë më parë, këngëtarja Greta Koçi e ka mohuar lajmin për dorëheqjen nga posti e nënkryetares së Forumit Rinor të Partisë Demokratike.
Por, në fakt, vajza jo vetëm nuk është larguar nga ky post, por si duket po e ndien veten shumë mirë, madje është bërë më elegante, duke u marrë me këtë punë.Siç e shihni edhe në këtë foto, këngëtarja është tëholluar më tepër, duke i dhënë mundësi që ajo të duket më në formë, aty ky është edhe meraku i vajzave artiste
Irani ka kërcënuar motorin e kërkimit “Google” me ndjekje ligjore për heqjen e referencës së Gjirit Persik nga hartat e tij.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Ramin Mehmanparast, deklaroi se nëse “Google” nuk do të rikthejë këtë emërtimit në detin që e ndan atë nga Arabia Saudite, atëherë do të përballet me “pasoja serioze”.
Ai konfirmoi se Teherani zyrtar është vendosur ndërkohë në kontakt me “Google”, për ta informuar rreth qëndrimit të tij. (më tepër…)
Vincent Oketch eshte nje femije qe jeton ne Ugande dhe vuan nga nje semundje shume e rralle. Per shkak te semundjes kembet e tij jane shume te medha, pothuajse si te nje elefanti, ne fakt.
Qe kur ishte 18 muajsh, tregon babai, kembet e tij filluan te rriteshin ne menyre drastike. Femija tani eshte 10 vjec dhe e vetmja menyre per t’I shpetuar jeten, do te ishte qe t’ia presin kembet.
Isaac Osire, doktori qe drejton nje organizate te quajtur EDYAC, I ka bere nje apel mjekeve eksperte britanike, derisa te nderhyne per te ndihmuar dhe shpetuar Vincent.
Personat të cilët kapen nga policia duke shkruar mesazhe derisa ecin në qytetin Fort Lee, New Jersey (USA), do të paguajë një gjobë.
Ligji i ri u miratua për shkak të rritjes së numrit të aksidenteve në të cilën këmbësorët janë vrarë për shkak se ata kalonin rrugën aty ku nuk duhet, apo nuk i kushtojë vëmendje trafikut, ndërsa kalojnë rrugën.
Policia në Fort Lee, tha se këmbësorët janë të ekspozuar vazhdimisht rrezikut sepse ata nuk i kushtojnë vëmendje trafikut, raporton Sky News. (më tepër…)
Qëllimi i çdo vizitkarte biznesi është të jetë tërheqëse dhe të ketë të dhëna themelore të pronarit.
Agjencia kreative “Murmure” ka ardhë deri te ideja për të bërë një vizitkartë nga betoni, i cili për shkak të peshës së tij, gjithmonë do të ju kujtoj një partner biznesi.
Ndërsa karta tradicionale e biznesit shpejt humbasin apo të dhënat e tyre fshihen përfundimisht, ajo nuk mund të ndodhë me kartat e bërë prej betoni të pastër (më tepër…)
Pikërisht si peshkaqeni Lenny, në filmin 3D “Shark’s Tale”, që heq dorë nga mishi për t’u bërë një peshk “civil”, në Birmingam të Anglisë jeton një peshkaqen tërësisht vegjetarian që quhet Florence.
Florence injoron tërësisht peshqit dhe copat e mishit që hidhen në akuariumin e tij në National Sea Life Center, për t’u vërsulur drejt lakrave dhe kastravecëve.
Historia është publikuar në tabloidin “The Sun”, që tregon se peshkaqeni ka nisur të sillet si vegjetarian kur në vaskën e tij ishte hedhur gabimisht sallatë jeshile, e destinuar për një breshkë. (më tepër…)
SHBA – Një makinë elegante, sportive, super teknologjike, me tapiceri të errët lëkure dhe me shenjën e mollës gjysmë të kafshuar në kofano. Kjo ishte një ndër ëndrrat e parealizuara të themeluesit të kompanisë Apple, Steve Jobs.
Lajmi u bë i ditur nga Mickey Drexler, anëtar i këshillit administrues të kompanisë Apple, gjatë punimeve të konferencës “Innovation Uncensored”.
“Shikoni industrinë e makinave në SHBA. Është një tragjedi. Kush i dizenjon këto makina?”- deklaroi Drexler, i cili theksoi se ëndrra e Jobs, përpara se të vdiste ishte projektimi i makinës super teknologjike, iCar. (më tepër…)
SHKODËR- Artëdashësit shkodranë duartrokitën mbrëmë gjatë aktoren e re shkodrane, Sara Smaja, e cila përmbi një orë përcolli emocione të shumta në skenën e teatrit Migjeni në një interpretim të suksesshëm të monodramës “Klithma”.
“Për mua kjo sot ishte një artiste e vërtetë që e përjetonte, e ndjente shumë realizimin e veprave të saj, gjenitë në këtë realitet që jemi, sot po pëfundojnë kështu”, shprehet regjizorja e shfaqjes, Rigerta Nikolla. “Në një realitet kaq të ashpër, kaq të eger, ku nuk ekziston meritokracia, ai që e meriton me të vërtetë dhe ai që mundohet t’i bëjë gjërat me shpirt, nuk…
TIRANË- Eksportet shqiptare drejt tregut grek në 3 muajt e parë kanë pësuar një rritje të lehtë, pavarësisht krizës që ka përfshirë fqinjin tonë jugor.
Mallrat e eksportuara në 3 muajt e parë të 2012-ës arritën vlerën e 2.66 miliardë lekë, ose 16% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, duke arritur që pesha e Greqisë në eksporte të rritet me 2 pikë përqindje për të zënë 6% në totalin e eksporteve shqiptare, vëren INSTAT-i.
Në këtë gamë kryesuan eksportet e çimentos drejt tregut grek, ndërsa ato të tekstileve kanë pësuar rënie.
Ndryshe nga prodhuesit shqiptarë të eksporteve, bizneset…
VLORË- Katër të rinj kanë mbetur të plagosur gjatë një aksidenti të ndodhur sot rreth orës 13:00 në Radhimë të Vlorës.
Maturantët udhëtonin me mjetin tip fuoristradë AA 258, ndërsa në ecje e sipër mjeti ka goditur traversën e rrugës.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe emrat e të plagosurve. Policia e mbërritur në vendngjarje nis hetime