Çeçeni, zbulohen vezë të dinosaurëve

Nga Dorjan
Shkruar ne 20 Pri 2012 ora 2:45pm

Gjeologët në rajonin e trazuar të Çeçenisë kanë zbuluar ato që besohen të jenë vezë të fosilizuara të dinosaurëve, zvarranikët më të mëdhenj që janë zhdukur nga toka mbi 60 milionë vjet më parë, transmeton REL.

“Deri më tash i kemi gjetur 40 vezë, numri i saktë ende nuk është përcaktuar”, ka thënë Said-Emin Xhabrailov, një gjeolog në Universitetin Shtetëror të Çeçenisë.