ÇFARË DUAN GRATË?

Nga Dorjan
Shkruar ne 05 Maj 2012 ora 12:58pm

Në një legjendë të vjetër nga ditët e kalorësisë, “djalli i zi “ i dha mbretit Artur për të zgjidhur këtë gjëegjëzë:  “Çfarë duan gratë më shumë? Mbreti duhej t’i përgjigjej pyetjes brenda një viti, ndryshe do ta vrisnin.

 

Mbreti nuk la njeri pa pyetur. Disa thoshin pasurinë. Të tjerë thanë një burrë të mirë. Por më në fund, ai zbuloi të vërtetën që i shpëtoi jetën. Ajo që mësoi mbreti ishte:  Çdo grua dëshiron  diçka ndryshe.

 

Revista “Vogue”, para pak kohësh, bëri të njëjtën pyetje. Përgjigjet pyetje treguan: Një grua kërkon biceps të fortë, shpatulla të gjëra, këmbë të forta, bark të sheshtë, sy të qartë, mjekër të fortë, dhëmbë të drejtë, gishta të gjatë, flokë të trashë, të qeshur të bukur, dhe… të gjitha këto të mbledhura bashkë në një trup muskuloz proporcional 180 cm të gjatë. E thënë ndryshe, gruaja kërkon një mrekulli.

 

Një vend tjetër, ku duhet kërkuar përgjigje për këtë pyetje të vjetër sa vetë jeta mbi tokë, është edhe fusha e psikologjisë evolucionare, që studion të dhënat që nga prehistoria deri në kulturat e sotme.

 

Le ta bëjmë edhe një herë pyetjen: Çfarë duan gratë?

 

1-Pa dyshim ato duan paratë.

Në një studim ndërkombëtar, në 37 kultura të ndryshme, 10,000 njerëzve u bënë këtë pyetje: Çfarë duan vajzat e gratë nga partneri?. Në përfundim tëë studimit  rezultoi: ekziston një marrëveshje e çuditshme midis burrave dhe grave kudo në botë. Strategjia e ciflosjes së njerëzve edhe sot, bazohet në po ato forca të vjetra që i rezistuan civilizimit për më shumë se 5000 vjet. Në të gjitha kulturat burrat vlerësojnë tek gratë tërheqjen fizike, ndërsa gratë, kryesisht, tërhiqen nga paratë e burrave.

Ka mbi 50 vjet që bëhen studime për të renditur karakteristikat që vlejnë për të zgjedhur partnerin potencial.  Të gjitha këto studime tregojnë se gratë vlerësojnë tek partneri në radhë të parë perspektivën e mirë financiare. Tek gratë kjo dëshirë është dy herë më e madhe se tek burrat.

 

2-Gratë duan statusin e mirë social të burrit

 

Thuhet se pushteti është afrodiziaku më i fuqishëm. Kjo ndodh sepse statusi social, që në përgjithësi do të thotë pushtet, është çelësi universal që kontrollon burimet materiale. Burri që ka burime materiale, është ai që çdo grua do ta dëshironte të bënte kujdes për atë dhe për fëmijët e saj. Kush ka nën kontroll burimet i ka të gjitha të mirat: ushqimin më të mirë, pasuri më shumë, kujdes më të mirë shëndetësor, pushime më të mira, makina më të mira, vend më të mirë në stadium, në teatër etj. Kështu është në çdo vend. Por a e merrni dot me mënd se ç’bëhet në një vend si ky yni, ku korrupsioni është ngritur në sistem? Rendja e grave dhe vajzave pas pushtetarëve e politikanëve, vërteton atë që thonë studimet. Gratë, më shumë se burrat, e vlerësojnë statusin e partnerit. Është ose jo e vërtetë kjo që sapo thashë, këtë e dinë më mirë gratë që e kanë provuar pushtetin.

 

3-Gratë e duan burrin më të moshuar se vetja

Në 37 kulturat që u studiuan, gratë preferonin burrat që ishin më të moshuar nga ato. Burrat duhet të ishin rreth 3 ½ vjeç më të mëdhenj se gratë. Pse? Sepse burrat e moshuar kanë e bëjnë më shumë para nga burrat e rinj. Ata janë më stabël dhe më të pjekur.

 

4- Gratë pëlqejnë burrat me ambicie

 

Gratë, në shumicën e kulturave, e vlerësojnë ambicien dhe zellin në punë të burrave. Burrat më pak e kërkojnë këtë nga gratë e tyre.  Pse? Për të njëjtën arsye: Krimbat i sjellin në çerdhe zogjtë ambiciozë..

 

5- Gratë duan që burrat të jenë të pavarur dhe inteligjentë.

 

Gratë vlerësojnë shumë lart stabilitetin emocional, karakterin e pavarur dhe inteligjencën e burrave. Këto janë të vetmet cilësi që edhe burrat i vlerësojnë po aq lart sa edhe gratë.

 

6-Dhe natyrisht gratë duan dashurinë e burrave.

 

Çfarë rëndësie ka djali i mëncur, i pasur dhe ambicioz, kur nuk i ndan burimet e tij me gruan dhe fëmijët e saj.? Ja pse gratë dhe vajzat, gjithmonë, kërkojnë dashurinë dhe përkushtimin. Një nga mënyrat më bindëse për të treguar dashurinë, është besnikëria seksuale.

 

7- Grave u pëlqejnë dhuratat.

 

Grave dhe vajzave veç dashurisë, u pëlqejnë shumë edhe dhuratat e çmuara. Në një studim të kohëve të fundit, 89 përqind e vajzave dhe grave amerikane dhe 82 përqind e grave Japoneze thanë: Ato nuk do të martoheshin me një burrë që i ka të gjitha cilësitë e tjera, por i mungojnë këto dy të fundit.

 

Gjithë kjo aradhe e vlerave të një burri, shpesh, quhet dominancë. Në shoqërinë e majmunëve, dominanca bazohet, kryesisht, në dimensionet e trupit dhe agresivitetin. Majmuni më i madh i zotëron të gjitha majmunkat e reja. Por, në shoqërinë njerëzore puna ndryshon. Këtu më shumë rëndësi ka dominanca sociale nga ajo trupore.  Është kjo arsyeja, pse inteligjenca, kompetenca, guximi dhe ambicia janë me kaq rëndësi. Dominanca është faktori kyç  në zgjedhjen e partnerit dhe gratë këtë dëshirojnë.

 

Lidhur me të gjitha këto që sapo thashë, nuk është vështirë të vëmë re këtë kontradiktë: Gratë, në të gjithë botën, kanë një dëshirë instinktive të fortë që i shtyn të zgjedhin për partnerë burrat e suksesshëm, por, në të njëjtën kohë, ato kanë edhe sensin evolucionar që i shtyn të zgjedhin burrat e fortë fizikisht (vlerat macho).

 

Përkrahësit e lëvizjes feministe thonë se nuk është e vërtetë që gratë duan burrat macho.  Ata thonë se gratë duan burra të butë e të ndjeshëm. Por, më lejoni të bëj pyetjen: Sa nga këta burra që ngjajnë si një kek i fryrë, e kanë portofolin plot?.

Dr.Adem Harxhi