Cfare e shkakton kuriozitetin e tepruar

Nga Dorjan
Shkruar ne 09 Qer 2012 ora 6:10pm

 

Disa nga ne njihen per dashurine qe kane per te mesuar dhe eksploruar gjera te reja. Kerkimet kane treguar qe njerzit kurioze kane nje shans me te madh per te jetuar nje jete te lumtur ngaqe nevoja e tyre per dije zakonisht i shpie drejt te mirave pas njefare kohe.

Por pse disa njerez ndonjehere te pyesin me shume detaje? Si psh sa e ke rrogen etj? Pse disa njerez rremojne ne jeten tende personale per te marre me shume informacione per ty? Pse dikush mund te te pyese per gjerat e tua private aq shume pyetje sa ti te bezdisesh?

Pergjigja per te gjitha kto pyetje lidhet vetem me nje gje: Deshira e personit per te kenaqur disa nga nevojat emocionale te paplotesuara te tij.

Kurioziteti dhe nevojat e paplotesuara

Arditi dhe Beni kane mbaruar qe te dy universitetin ne 2009. Ngaqe Beni duhet te shkonte te punonte ne nje qytet tjeter pas mbarimit te universitetit ata te dy nuk mund te takoheshin, deri sa ne vitin 2012 ata u takuan. Gjate ketyre viteve Arditi kishte pasur shume probleme me gjetjen e nje pune dhe me arritjet e gjerave elementare ne jete, prandaj ishte shume i depresionuar prej faktit qe shoket e tij kane ecur perpara kurse ai jo.

Kur Arditi takoi Benin ai filloi ti bente pyetje ne detaje rreth punes se tij duke bere dhe ate te famshmen: “Sa e ke rrogen”.

Pse ishte aq kurioz Arditi per punen dhe rrogen e Benit?? Ne fakt Arditi nuk ishte dhe aq i interesuar per rrogen apo punen e Benit, aq sa ishte i interesuar per te ngushelluar veten qe ai prape nuk eshte dhe aq keq pavarsisht se ska ecur dhe aq shume.

Ngaqe Arditi nuk ka qene i sigurte nese ka bere mire apo jo per vendimet qe ka marre ne jeten e tij profesionale, ai ka gjithmone nevoje per nje siguri te jashtme per te konpensuar kte pasiguri, dhe kte siguri te jashtme ai e gjen duke u bere kurioz rreth asaj se cfare bejne te tjeret ne fushen e tyre profesionale.

Deshira per te ditur

Por pse disa njerez ndalojne dhe shohin kur ndodh nje aksident deri sa te marrin vesh se cndodhi? Po kte lloj kurioziteti cfare e shkakton? Ka shume lloje arsyesh per kte sjellje por nje nga arsyet me te famshme eshte qe njerzit kane deshire ti shohin te tjeret ne telashe ne menyre qe te ndihen me mire me veten edhe pse mund tu vije keq per personin qe peson aksident.

Ndonjehere neve na pelqen ta krahasojme veten me personat qe jane me pak me fat se ne sepse kjo na ben te ndihemi mire me veten. Ky krahasim mund te mos ndodhe ne menyre te qellimshme e te dukshme por mund te shfaqet ne shume forma si ne shembullin me larte kur ne ndalojme te shohim aksidentin.

Disa njerez mund te te bejne pyetje pafund rreth jetes tende personale vetem per te krahasuar veten e tyre me ty dhe per te gjykuar nese kane ecur mire me jeten e tyre apo jo, sigurisht kjo nuk eshte dicka e mire qe ata i bejne vetes.

Disa te tjere mund te te bejne pyetje personale nese ata besojne se pergjigjet e tua mund tju ofrojne disa perfitime dhe dobi per jeten e tyre. Psh kur dikush merr vesh qe ti ke ecur shume ne dicka ai mund te te pyese qe ta dije dhe ai se si e ke bere ate.

Me pak fjale, njerzit bejne shume pyetje kur e kane nje nevoje per te ditur, dhe zakonisht kjo nevoje eshte zhvilluar per shkak te nje nevoje tjeter qe personi nuk e ka plotesuar akoma.