Çikago, monedha e shekullit të 18 në ankand

Nga Dinejda
Shkruar ne 24 Pri 2012 ora 10:11am

Ankandi publik që u mbajt javën e kaluar në shtëpinë “Heritixh” në periferi të Çikagos, tregoi se një monedhë prej 1 centi mund të vlejë më shumë se një milion dollarë amerikanë.

Gjithsesi, kusht për këtë është që monedha të jetë e prodhuar në fund të shekullit të 18-të. Monedhën e çmuar e blenë një grup anonim investitorësh nga Kalifornia përmes përfaqësuesit të tyre në Çikago.