Çiljeta ndahet nga Aleksandri?!

Nga Dorjan
Shkruar ne 21 Apr 2012 ora 7:22pm

Historia e dashurisë mes Çiljetës dhe të dashurit të saj Aleksandrit ka përfunduar?! Kjo është ajo  çka flitet këto kohë në Tiranë. Një  fakt të tillë, Çiljeta e ka mohuar duke mos dashur të prononcohet më tepër rreth argumenteve.

Ama gojët e liga kanë shkuar më tej me analizën e tyre. Deri pak muaj më parë, në profilin e saj në Facebook, shihej qartë e shënuar lidhja e dashurisë me Aleksandrin, një e dhënë kjo, e cila nuk ekziston më, por Çili na ka dhënë edhe për këtë një përgjigje. Aleksi e ka mbyllur Facebook- un.