Dalai Lama: Jam tunduar nga gratë

Nga Dorjan
Shkruar ne 29 Pri 2012 ora 7:39pm

“Jeni tunduar ndonjëherë nga gratë?”. “Oh, sigurisht, ndonjëherë shoh një femër dhe mendoj ‘po, është me të vërtetë e bukur’”.

Kështu ka thënë Dalai Lama, në një intervistë për programin “Piers Morgan Tonight”, i transmetuar në ditët e fundit në CNN.

“Herë pas here tundohem nga bukuria e një gruaje, por më pas mendoj se kjo është një punë e vërtetë, që ka shumë probleme përpara”, ka shtuar menjëherë lideri shpirtëror tibetian.

Duke u bërë serioz, ai është shprehur: “Edhe në ëndrrat e mia, nëse ka një grua, unë imagjinoj sikur jam një murg”.

Gjatë intervistës, fituesi i çmimit Nobël për Paqen në vitin 1989, i ka hapur dyert jetës së tij private, duke zbuluar se nuk sheh filma, nuk dëgjon muzikë, se nuk ka përdorur kurrë drogë dhe se nuk konsumon pije alkoolike … edhe pse njëherë, shumë vite më parë, ai ka provuar verën.

“Isha 7 ose 8 vjeç. Ishte vonë dhe po luaja kur pash një person që mbante dy shishe. Menjëherë vrapova drejt tij dhe i kërkova shishen … ishte shumë e ëmbël”, ka treguar duke qeshur lideri budist, që jeton në ekzil dhe që sot është 77 vjeç.