Dashuria për shqiptarin, 17-vjeçarja greke kalon ilegalisht kufirin.

Nga Dinejda
Shkruar ne 18 Pri 2012 ora 11:41am

KORCË - Dashuria s’njeh asnjë pengesë, dhe këtë e ka vërtetuar më së miri edhe rasti i një 17 vjeçareje nga Greqia, e cila kalonte kufirin greko-shqiptar më këmbë, për të takuar të dashurin e saj në Shqipëri.

Lidhja e dashurisë me djalin shqiptar, ka bërë që e reja greke të rrezikojë, duke hyrë në mënyrë ilegale në territorin e Shqipërisë. 

Policia e Korçës bën të ditur se vajza me inciale M.I nga fshati Revam i Kosturit, është ndaluar mbrëmjen e djeshme, në fshatin Vidohovë të Devollit, vendbanimi i familjes së të dashurit të saj shqiptar.

Mësohet se 20 vjeçari, me të cilin ajo kishte një lidhje dashurie prej disa muajsh, ishte i punësuar në familjen e vajzës greke.

Sipas policisë, 17 vjeçarja kishte hyrë ilegalisht nga rajoni i Piramidës 48 në Korçë, pa u hasur nga punonjësit e kufirit. Tashmë asaj i është hequr e drejta e hyrjes në territorin shqiptar për një vit.