David Guetta, Vera 2011 në Ohër

Nga Reporter
Shkruar ne 14 Apr 2011 ora 8:10pm
Një verë fantastike, e ngrohtë dhe plot evenimente, të paktën me muzikë cilësore. Produksioni “Avallon” ka bërë zyrtare ardhjen e David Guetta-së me 1 gusht në Ohër: 

“Kënaqësi e veçantë është t’ju lajmërojmë evenimentin që do të shënojë verën që po vjen në vendin tonë. Njeriu i cili arriti të bëhet më tepër se dixhej, producent dhe kompozitor dhe i ka thyer të gjitha rekordet, njeriu që së bashku me hitet e Rihanës, Madonës,Fergit… e kanë shënuar shekullin e 21, do të ketë shoun e vet më një gusht në stadiumin e Ohrit.

Presim të tejkalohet rekordi i evenimenteve botërore në hapësira të hapura në Maqedoni, që në të njëjtin vend me 12.000 vizitorë e bëri Leni Kravic”, thuhet në njoftimin e Avallon. një ceremoni që do të mbahet më 28 prill.