Dekodohen mesazhet e Al Kaedës në filmat pornografikë.

Nga Dinejda
Shkruar ne 03 Maj 2012 ora 12:20pm

Al Kaeda kishte planifikuar të rrëmbente një anije dhe të transmetonte online pamjet e pasagjerëve që ekzekutoheshin, për t’u bërë presion qeverive që të lironin të burgosur të veçantë.

Disa dokumente të koduara në filma pornografikë, në disqe memorie, tregojnë se si rrjeti terrorist planifikonte t’i vishte pasagjerët me kostume si ato të të burgosurve në Gjirin e Gunatanamos përpara se t’i ekzekutonin.