Dembelë në maksimum grekët,nga 5.000 aplikantë për punë bujqësie,vetëm 30 ishin grekë

Nga Dorjan
Shkruar ne 05 Maj 2012 ora 2:20pm

U mësuan që të rrinë gjithë ditën në lokal dhe për ata punonin shqiptarët,por…

duket se Europa këtë gjë nuk e lejon më dhe grekët duhet të ulin kurrizin dhe të punojnë edhe në arë.

Mirëpo derisa të fitojnë grekët kulturën e punës,thuhet se do të ketë shumë vështirësi për ekonominë vendase.

Një muaj më parë,Sindikata e Fermerëve të Rinj në Imathia dhe Pela,kërkoi për punësim 280 punëtorë për të mbledhur pjeshkët.Puna është 6 ditë në javë,nga ora 06.00 deri në orën 14.00,ndërsa pagesa do të ishte 23 euro në ditë dhe strehimi do të ishte falas për katër muaj.

Të shtangur kanë mbetur krerët e sindikatës që kishin në duar aplikimet për punë,pasi vetëm 30 grekë kishin kërkuar punë bujqësie,ndërsa aplikimet e të huajve kanë arritur në 4.485.(shqiptarë,bullgarë dhe disa maqedonas)