Deti i Vdekur, aty ku nuk mbijetojnë gjallesat

Nga Dorjan
Shkruar ne 03 Maj 2012 ora 6:26pm

Deti i Vdekur është liqen në Lindjen e Afërme por shpeshherë e quajmë det. Cilësohet si deti më i kripur në botë. Kripësia është aq e madhe sa që në të nuk ka jetë, përveç disa mikroorganizmave-bakterie. Është det i mbyllur dhe bregun e tij e ndajnë Izraeli dhe Jordania, dhe e ka një rrjedhë, lumin Jordan.

Kripësia e tij është 30%, gjë që është 9 herë më e lartë se uji i zakonshëm i detrave. Është i gjatë 67 km dhe i gjerë deri në 18 km. Deti i Vdekur njëherësh është lartësia më e vogël e tokës, ndërsa sipërfaqja e tij është në 418 metra të lartësisë mbidetare dhe gjithnjë është duke rënë. Thellësia e detit të vdekur është 330 m.

Uji i Detit të Vdekur kryesisht është i nxehtë, dhe nxehja e tij nuk është e nevojshme. Për shkak se uji është shumë i kripur e ka dendësinë të madhe. Në 35 metrat e sipërme kripësia është 30 – 40 % dhe temperaturat arrijnë 19 -37 gradë celsius.

Në këtë gjendje nuk është e mundur futja në ujë deri në qafë, sepse trupi i njeriut ngrihet mbi ujë porsa hyn në ujë në lartësinë e gjoksit, kështu që notimi është pothuajse i pamundur për shkak se trupi qëndron në sipërfaqe. Kujdesi duhet të jetë i lartë që ndonjë pikë uji të mos depërtojë në sy, sepse është e domosdoshme shpëlarja me ujë të zakonshëm.

Deti është aq i kripur sa që është e pamundur hapja e syve. Për shkak të kripësisë uji i Detit të Vdekur është shumë i shërueshëm. Pas daljes nga uji trupi mbetet i mbuluar me një shtresë të trashë të kripës, e cila me kalimin e kohës vepron në lëkurë. Në fund të detit është edhe shtresa e baltës më të cilën njerëzit bëjnë lyerjen e trupit për shëndet më të mirë.