DHOMA MË E QETË NË BOTË, KU ASKUSH NUK MUND TË QËNDROJË

Nga Dorjan
Shkruar ne 04 Pri 2012 ora 4:21pm

Thonë se heshtja është flori, por ka një dhomë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që është kaq e qetë sa askush nuk qëndron dot aty.

45 minuta, kaq është rekordi i vendosur për qëndrimin në dhomën anekoike në laboratorët Orfield.

Është 99.99 përqind absorbuese e zhurmës dhe mban rekordin Guinness si vendi më i qetë në botë, por po qëndrove shumë, të bën me halucinacione.

Është aq e qetë sa mund të dëgjosh zemrën, mushkëritë e stomakun tënd. Në këtë dhomë ti bëhesh vetë zhurma.

Dhoma përdoret nga NASA për të parë se sa mund të rezistojnë njerëzit pa zhurmë derisa të nisin halucinacionet