Diabeti ndikon në gjendjen shpirtërore

Nga Dinejda
Shkruar ne 28 Maj 2012 ora 6:37pm

TIRANE - Personat që vuajnë nga diabeti, i tipit 1 ose 2, përjetojnë ndryshime të papritura të nivelit të sheqerit në gjak të cilat shkaktojnë ndryshime të gjendjes së tyre shpirtërore.

Trupi i personave me diabetin e tipit l nuk mund të prodhojë insulinën në mënyrë të pavarur, ndërsa personat me diabetin e tipit 2 duhet të rregullojnë nivelin e insulinës, sepse trupi i tyre nuk është në gjendje të prodhojë sasinë e mjaftueshme të insulinës.

“Ndryshimet e nivelit të sheqerit në gjak ndikojnë në gjendjen shpirtërore të të gjithë njerëzve, ndërsa te personat, të cilët janë të sëmurë nga diabeti, ato ndryshime dukshëm janë më të shpeshta”, – transmeton EveryDay Health deklaratën e dr. Vivian Fonseca. 

Hiperglikemia (niveli i lartë i sheqerit në gjak) mund të reduktojë aftësinë e koncentrimit dhe të rrisë tensionin. Hipoglikimia (niveli i ulët i sheqerit në gjak) mund të nxisë nervozizëm, madje edhe sjellje agresive.
Nëse vuani nga diabeti dhe nuk dini se si të përballeni me ndryshimet e gjendjes shpirtërore, këshillohuni me mjekun tuaj ose me terapeutik që të mos preket kualiteti i jetës suaj.