Dibër, punonin për ndërtimin e një HEC-i, vdesin 2 punëtorë.

Nga Dinejda
Shkruar ne 17 Pri 2012 ora 12:14pm

DIBER-Dy persona humbën jetën sot si pasojë e asfiksisë nga gazrat teksa po punonin për hapjen e një tuneli ne kuader te ndertimit te nje hidrocentrali.

TVNews24 mëson se 2 shtetasit, Nazmi Hida 40 vjec dhe Qamil Shehu 50 vjec punonin për ndërtimin e një HEC-i ne Selishte te Dibres. Në momentin që kanë qenë duke hapur një tunel, mësohet se kanë shpërthyer gazra që rezultuan vdekjeprurëse për 2 punëtorët.

Pavaresisht ndihmës nga kolegët, 2 punëtorët u dërguan të pajetë në spital.