Dibër, tre në pranga

Nga Dinejda
Shkruar ne 21 Mar 2012 ora 11:07am

Dibër – Tre shtetas u ndaluan nga policia e Dibrës për vepra të ndryshme penale.Në pranga përfunduan Ermal Sula, 21-vjeç,  Arbër Lumi, 20-vjeç. Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mbrëmjen e datës 20.03.2012, në lagjen “Gjokë Doçi të qytetit të Peshkopisë, kanë tentuar të vjedhin naftë në automjetet e parkuara në mes të lagjes, ku dhe janë kapur në kushtet e flagrancës.Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një makinë tip Benz, gërshërë, pinca, sharrë hekuri, tuba plastike dhe bidonë plastik.Gjithashtu, policia arrestoi edhe shtetasin Lazam Driza, 47-vjeç, banues ne fshatin Shulla, komuna Kala e Dodës, rrethi Dibër. Arrestimi i këtij shtetasi është bërë pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e tij nga Specialistët e Komisariatit të Policisë Dibër i është gjetur dhe më pas sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri Pushkë m-56 si dhe një sasi fishekësh. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Mbajtjes pa leje të armeve e municioneve luftarake”.