Dita e ujit, alarmi i OKB:Në 2025 gjysma e botës e etur

Nga Dorjan
Shkruar ne 22 Mar 2012 ora 9:45pm

SHBA – Kombet e Bashkuara japin alarmin se në vitin 2025, më shumë se 2/3 e popullsisë në botë do të vuajnë për ujë të pijshëm. Ndërkohë, në Ditën Botërore të Ujit, një raport i ri i SHBA-së tha se në dekadat e ardhshme, çështja e ujit, si mungesa e tij dhe thatësirat mund të nxisin konflikte në mes të shteteve ose varfëria e kombinuar me udhëheqje të dobët mund të çojë në dështimin e shteteve. Raporti, që bazohet në dokumente të fshehta të inteligjencës amerikane, është publikuar të entjen dhe koincidon me Ditën Botërore të Ujit.
Po ashtu raporti tërheq vërejtjen se ka të ngjarë që pas 10 vjetësh “uji të përdoret si armë ose si objektivë e ardhshme terroriste”. Në Washington, sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton tha se “këto kërcënime janë reale dhe përbëjnë shqetësimë serioze për sigurinë”.Ajo paraqiti një program të ri amerikan për menaxhimin e shpërndarjes së ujit me shtetet tjera.
Raporti nuk identifikon se cilat shtete janë të rrezikuara, por fokusohet në lumenjtë specifikë dhe limanet, si Tigri dhe Eufrati në Irak dhe Amu Daria në Azinë Qendrore.

STATISTIKAT
Aktualisht mbi Tokë jetojnë 7 miliard njerëz dhe deri në vitin 2050 kjo shifër pritet të rritet edhe me 2 miliard të tjerë. CNN citon se sipas studimeve secili prej nesh pi 2- 4 litra ujë në ditë, duke mos përfshirë këtu edhe “ujin” që ne marrim nëpërmjet ushqimeve që konsumsojmë.
Numërohen më shumë se 1 miliard njerëz, të cilët aktualisht vuajnë nga uria dhe etja kronike. Shifër kjo, e cila nisur nga studimet, ka pritshmëritë për tu rritur.